Dy shtetas të Maqedonisë gjenden të vdekur në Itali
Dy shtetas të Maqedonisë janë gjetur të vdekur në qytetin Bresha në Itali dhe policia italiane vetëm dje arriti identifikimin e tyre.

Trupat e pajetë të dy të vdekurve u gjetën para tre javësh, mirëpo pas ekspertizave dhe obduksionit është konstatuar se bëhet fjalë për dy shtetas të Maqedonisë: Erem Salija, 45 vjeç dhe Hristo Uzunov, 42 vjeç, transmeton njoftimin INA. Nga informacionet e para bëhet e ditur se dy shtetas, që janë biznesmenë, janë vrarë, por akoma ky qëndrim nuk është zyrtar.

Ata kishin mbërritur në Itali më 13 korrik me një avion të linjës Tiranë – Milano, në të njëjtën natë kishin rezervuar hotelin në Bresha. Por, më pas trupat e tyre u gjetën në një mal në afërsi të Breshës rreth datës 15 tetor. Trupat e tyre u zbuluan nga një kalimtar i rastit, i cili kishte informuar policinë. Ministria e Brendshme në Shkup bëri të ditur se dje ishin kontaktuar nga Interpoli italian, i cili kërkonte konfirmimin e të dhënave të tyre për dy shtetasit e Maqedonisë. Por, MPB akoma nuk mund të konfirmojë se bëhet fjalë për dy shtetas.
Shtuar më 10/11/2011, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori