Aktori Genc Fuga pësoi goditje në tru, sigurohen paratë për operacionin, bashkëshortja: Faleminderit nga zemra

Aktori i njohur, Genc Fuga i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një goditje në tru. Menjëherë, bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani ka kërkuar ndihmë, pasi operacioni kushtonte 19 mijë euro.

Vetëm pak orë pas apelit për ndihmë, të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve duke bërë që shuma të sigurohej.

Eni Jani ka felenderuar të gjithë për mbështetjen dhe kontributin. “Falënderoj me zemër se pari ekipin e spitalit për përkushtimin dhe profesionalizmin. Falënderoj cdo njërin nga ju për suportin dhe mbështetjen, për çdo fjale dhe kontribut. Shuma u sigurua! Faleminderit nga zemra përsëri!”, shkruan bashkëshortja e Genc Fuga.


Shtuar 30.07.2023 07:23