Me sy të enjtur e vesh të gjakosur, policia dhunoi djalin e shkrimtares sepse protestoi

Eshtë dhunuar për shkak të protestës për Teatrin, djali i gazetares dhe shkrimtares të njohur shqiptare, Kozeta Zavalani, Mend Zavalani.

Ka qenë vetë shkrimtarja që e ka publikuar në rrjetin social Facebook këtë fakt ku në dy foto ku shikohet se si e ka dhunuar policia djalin e saj vetëm sepse doli të protestonte.

Kozeta Zavalani ka shkruar se kaloi orë të tmerrshme dhe në ankth. Në postim e saj ajo ka shkruar edhe se “krimi”, që bëri djali i saj është qëndrimi në mbrojtje të teatrit.

Postimi i plotë

Kam kaluar orë të tmerrshme në ankth. Më në fund, pas 9 orësh, neodiktatura me maska, pasi e dhunuan pa paralajmërim, ne mënyrë të pajustifikueshme e kriminale tim bir, Mend Zavalani, e liruan nga paraburgimi me dëmtime të rënda dhe detyrim paraqitjeje. Krimi: qendrimi në mbrojtje të Teatrit…”


Shtuar 17.05.2020 15:23