Dy persona humbën sot jetën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut
Albeu.com
Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën për sëmundje infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë.

Njëri pacient është nga Kumanova, i moshës 70 vjeçare dhe vuante nga disa sëmundje, ndërkohë që akoma priten rezultatet e testit për të parë nëse ka qenë i prekur edhe nga virusi Korona.

Ndërsa pacienti tjetër është i moshës 68 vjeçare, nga një fshat i rrethit të Tetovës i cili vuante nga shtypja e lartë e gjakut.

Ndërkohë sot nga Klinika për sëmundje infektive pas dy testeve për Kovid-19, që rezultuan negativ janë lëshuar në shtëpi tre pacientë të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 46 raste të reja me koronavirus duke shkuar në 430 numri i të prekurve.
Shtuar më 03/04/2020, ora 15:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori