Futbolli italian në zi, humb jetën tragjikisht sulmuesi i talentuar (EMRI-FOTO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, me sulmuesin Anwar Megbli që ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Nga mediat italiane bëhet me dije se 18-vjeçari pësoi një aksident me motoçikletë ditën e shtunë dhe humbi jetën.

Sulmuesi italian ndodhej në pjesën e pasme të mjetit të një miku të tij, kur u përplasën me një makinë, pas së cilës, lojtari u dërgua me helikopter në spitalin Cisanello në Piza, por nuk mundi të shpëtonte.


Shtuar 6.06.2023 21:41