Dy makina me armë nga Kosova hynë në Maqedoni, reagon ministria
Pëlqej
Ministria e Punëve të Brendshme i demanton informatat e pavërteta të publikuar në portalin “Kurir” në tekstin me titull “Ekskluzive: Dy makina nga Kosova të mbushura me armë kanë hyrë në Maqedoni – MPB e di, por megjithatë hesht?!”.

“Ngjarje e tillë nuk ka ndodhur dhe dukshëm është lajm i rremë. Ministria e Punëve të Brendshme kërkon nga personat përgjegjës të “Kurir” të publikohet përgenjështrimi me të cilin mohohen informatat e rrejshme të tekstit”, thuhet në kërkesën e MPB-së.

Gjithashtu nga MPB është kërkuar që teksti të fshihet dhe të publikohet demant.

“Kërkojmë që teksti i bazuar në gënjeshtra dhe me qëllim të caktuar, i publikuar në orën 19:24 me 21 tetor 2018 të tërhiqet dhe të publikohet falje”, thonë nga MPB.
Shtuar më 22/10/2018, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori