Shpërthim i fuqishëm në Liban, dyshohet për një numër të madh viktimash (VIDEO)

Një shpërthim i madh është shënuar në një kamP refugjatësh palestinezë në qytetin e Tiros në jug të Libanit. Sipas informacioneve paraprake dyshohet për një numër të lartë viktimash.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një depo armësh që i përket grupit militant palestinez të Hamasit.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm duke u pasuar nga shtullunga të mëdha tymi që pushtuan të gjithë qytetin.

Lajmi u konfirmua nga burime të Reuters, por nuk konfirmohet ende numri i personave që mund të kenë ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit.


Shtuar 10.12.2021 22:56