Dy francezë humbën në Kodrën e Diellit, gjenden të bllokuar nga bora
Pëlqej
Dy shtetas të Francës, vullnetarë të Qendrës për Dialog Interkulturor nga Kumanova, sot pasdite janë hutuar dhe kanë humbur në Kodrën e Diellit.

Pas denoncimit në polici, menjëherë është filluar kërkimi i tyre.

“Policia e Kodrës së diellit dhe përfaqësues të shërbimeve të shpëtimit menjëherë kanë filluar aktivitetet e koordinuara për gjetjen e tyre. Diku rreth orës 17:50, ata u gjetën të gjallë, por të bllokuar nga i ftohti. Ata më pas janë dorëzuar tek departamenti i policisë në Kodrën e Diellit”, thuhet nga MPB. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2018, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori