Dy deputetë të infektuar me COVID-19, propozimi i Zaev për mbajtjen e seancave plenare
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe rekomandojnë që Kuvendi të shqyrtojnë mundësinë e mbajtjes së seancave plenare online. Kjo për shkak se në mesin e deputetëve 2-3 prej tyre janë pozitiv me koronavirus.

“Javën e kaluar ministri i Shëndetësie Venko Filipçe propozoi që Qeveria të filloj me punë online. Ne në qeveri nuk kemi ndonjë person të infektuar me koronavirus dhe ja kemi propozim që të punojmë online, ndërsa Kuvendi me 2-3 deputetë të infektuar është mirë që të kenë parasysh interesin e qytetarëve dhe institucioneve tjera dhe të shqyrtojnë mundësin që të punojnë online, që të mos vije deri te bllokimi i punës së këtij institucioni”, tha Zaev.

Edhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, deklaroi se Kuvendi është mirë të shqyrtoj opsionin e punës online.

“Kam biseduar me shumë deputetë, përfshi edhe deputetë të opozitës dhe kemi dhënë qëndrimin tonë në drejtim të shëndetit të deputetëve. Një gjë të tillë ne e praktikojmë në Qeveri përmes zoom platformës. Besoj se janë të gjithë të vetëdijshëm se edhe tani por edhe në periudhën që pason primare do të jetë shëndeti. Gjithsecili që mund të punoj nga shtëpia do të jetë mirë që ta bëj një gjë të këtillë”, tha Filipçe, raporton Alsat.
Shtuar më 15/10/2020, ora 09:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori