Pasiviteti i Brukselit po ushqen pushtetet autoritare në Ballkan, shkruan "DW", e cila përfshin edhe gjendjen në
Maqedoni dhe tentativat e zbehta për formimin e qeverisë së re.
Problemet e shumta në Ballkan dhe forcimin e politikanëve autoritar, mbetet e paqartë se si do të jenë rezultatet e formimit të qeverisë së re në
Maqedoni pas publikimit të platformës së shqiptarëve.
Ndërkohë "DW" paralajmërohen se po thuren skenare të errëta për të ngritur tensione akoma më të mëdha në vend dhe në rajon.
Gjithashtu, mediet evropiane i kanë kushtuar vëmendje platformës së përbashkët të
partive shqiptare në
Maqedoni për formimin e Qeverisë.
"Pakica
shqiptare në
Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare ka shtruar kushte të zgjeruara për formimin e një qeverie.
Parakusht për koalicionin me një prej dy
partive të mëdha sllavo-maqedonase është instalimi i gjuhës shqipe si e barabartë përkrah maqedonishtes së shkruar në alfabet cirilik, thuhet në një platformë të tre
partive (BDI, Besa dhe Aleanca) të publikuar të shtunën në Shkup.
Pa partitë e shqiptarëve, të cilat së bashku përbëjnë 18 prej 120 deputetëve, nuk mund të bëhet qeveri. Partia VMRO e shefit disavjeçar të Qeverisë, Nikolla Gruevski, në zgjedhjet e 11 dhjetorit kishte fituar 51 deputetë, socialdemokratët opozitarë 49. Deri këtë të hënë Presideti duhej ta autorizojë njërën nga këto dy parti të mëdha për formimin e Qeverisë.
Tre partitë kërkojnë përfaqësimin e shqiptarëve në të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore konform përqindjes së tyre të popullatës.
Ai, për shkak të dështimit të regjistrimeve të popullsisë, mund vetëm të vlerësohet ndërmjet një të katërtës dhe një të tretës së dy milionë banorëve. Përveç kësaj, partitë
shqiptare kërkojnë ndryshimin e flamurit kombëtar, të himnit dhe të stemës shtetërore në favor të tyre.
Vendi i vogël ballkanik, i bllokuar prej vitesh nga konikti i thellë ndërmjet
partive pas këtyre kërkesave duhet të integrohet me shpejtësi në NATO dhe UE.
Ky afrim po pamundësohet prej dekadash nga Greqia fqinje për shkak të koniktit lidhur me emrin e shtetit
maqedoni. Prandaj ky konikt duhet të zgjidhet shpejt me një kompromis.
Të gjitha kërkesat janë konsultuar Shqipërinë dhe Kosovën fqinje", shkruajnë "europeonline-magazine.eu", referuar agjencive të lajmeve "DPA" dhe "APA". /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017,
ora 12:45