Në një analizë të situatës paszgjedhore, "Dojçe Vele" gjermane ka parashtruar të gjitha mundësitë e hapura nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, të cilët shkojnë nga një qeveri me mbështetje minimale në parlament deri tek një qeveri e koalicionit të gjerë.
Ajo që është e sigurtë për momentin është se deri më 9 janar, presidenti Ivanov duhet të zgjedhë se kujt do i'a japi mandatin për formimin e qeverisë.
Ndërkohë, deri më tani asnjë
koalicion nuk e ka shumicën prej 61 vendesh në parlament.
Nikolla Gruevski si kryetar i partisë që fitoi më shumë mandate në zgjedhjet e parakohshme
parlamentare që u mbajtën më 11 dhjetor, nuk do të ishte një zgjidhje shumë e zgjuar për shkak se shumica e partive shqiptare e kanë bërë të qartë se nuk e duan atë si kryeministër.
"DW" shkruan se çelësi i shumicës
parlamentare është në dorën e BDI-së, parti e cila nuk ka një qëndrim zyrtar se më kë do koalicionojë, por që për momentin po përpilon një platforme të përbashkët të partive shqiptare.
Një nga opcionet e mundshme ngelet formimi i një qeverie me përkrahje të gjerë, nga të gjitha partitë e mëdha.
E mira e kësaj qeverie do të ishte mundësia për
zgjidhjen e disa çështjeve të nxehta politike ku bën pjesë edhe emri kushtetues i shtetit – një pengesë për integrimet euroatlantike të vendit.
Në linjë me këtë mund të konsiderohet edhe paralajmërimi i ministrit grek të Punëve të Jashtme, Koxias i cili deklaroi se pa
zgjidhjen e çështjes së emrit nuk mund të mendohet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2017,
ora 14:25