Duraku: As janë parë persona me uniformë e as janë dëgjuar krisma (VIDEO)
Kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, doli në një konferencë për shtyp për të informuar publikun rreth ngjarjes më të fundit në postën policore të Goshincës.

Ai u shpreh se, në bazë të bisedave me banorët e fshatit, ata as nuk kanë parë persona me uniformë dhe as kanë dëgjuar krisma.

Duraku deklaroi se ka biseduar me zv ministrin e punëve të brenshme se përse gazetarët lejohen në mënyrë selektive, siç janë ata të Sitel dhe Kanal 5.

Sipas tij, forcat policore janë tërhequr tashmë nga rajoni i Karadakut. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2015, ora 14:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori