Duhej të ishte në burg, por Gruevski nuk gjendet me makinën dhe 6 badigardët e tij
Me ndryshimet ligjore të vitit 2013, Nikolla Gruevskit i takojnë 24/7 shofer dhe veturë zyrtare, si dhe 6
truproje, të gjitha të paguara dhe nën urdhër të MPB-së, shkruan Fakte.
Ky privilegj i takon për aq kohë sa kohë në detyrën e Kryeministrit.
Që nga dje,
Gruevski nuk është i kapshëm për organet e drejtësisë, pasi duhet të paraqitet në burgun e Shutkës për vuajtje të dënimit me dy vjet
burg.
Parashtrohet pyetja, nëse këto 6
truproje dhe shoferi kanë dalur nga kontrolli zyrtar policor, apo MPB dhe Qeveria po luajnë blof se gjoja nuk dinë ku gjendet
Gruevski?
Shtuar më 10/11/2018,
ora 17:38