“Shfuqizohet” vendimi i ministrit, Serie A rivlerëson vendimin për stërvitjet

Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, është dorëzuar para skuadrave të Serie A. Qeveria italiane kishte vendosur që të shtyjë rikthimin e skuadrave italiane në stërvitje, përtej datës 4 maj.

Vendimi i njoftuar nga Vincenzo Spadafora kishte hasur në kundërshtime të mëdha nga skuadrat. Madje, së fundmi, ai është “shfuqizuar” krejtësisht.

Ishte fillimisht regjioni Emilia-Romagna që vendosi të hapte qendrat për atletët profesionistë, pastaj edhe regjione si Lazio e Campania.

Pas këtyre vendimeve, në Itali raportojnë se ministri Spadafora është dorëzuar dhe ka kërkuar që të lejohen të gjitha skuadrat italiane, që të kenë dritën e gjelbër për rikthim në stërvitje, duke filluar nga e hëna.

Deri më tani, skuadra si Roma, SPAL, Bologna, Sassuolo e Parma kanë konfirmuar se do të kthehen në stërvitje qysh në fillim të javës së ardhshme (nesër ose nga e marta)


Shtuar 3.05.2020 10:47