Dështojnë tentativat për shqyrtimin e njësive zgjedhore në Maqedoni
Ka dështuar edhe ditën e sotme grupi punues për njësitë zgjedhore, pasi sërish nuk u arrit ndonjë pajtueshmëri për zgjidhjen e problemit me njësitë zgjedhore, njoftojnë mediat në Maqedoni.

Sipas Rafiz Alitit, zgjidhjen e problemit tani duhet ta propozojë Kuvendi, ose institucionet tjera përgjegjëse, pasi qëndrimet e partive politike janë shumë lart njëra-tjetrës, duke theksuar se personalisht ai vetë i ka kërkuar respektim të ligjit.

Aliti theksoi se kjo çështje nuk zgjidhet vetëm me shqyrtimin e njësisë zgjedhore numër 6, pasi askush nuk mund të garantojë se 30 mijë votuesit e larguar nga lista zgjedhore, nuk do të paraqiten për të fituar të drejtën e votës gjatë kontrollit publik, disa ditë para zgjedhjeve./albeu.com/
Shtuar më 26/09/2016, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori