Çfarë e shkaktoi “fundin e epokës” së Boeing 747?

The Economist

 “Vdekja e një mbretëreshe” nënkupton se ka ardhur koha për reflektim. Ishte pikërisht kjo që ndodhi kur avioni i fundit Boeing 747 – “Mbretëresha e Qiejve” doli nga linja e prodhimit në Uashington më 6 dhjetor.

“Vdekja” e saj ka qenë e ngadaltë dhe jo dinjitoze. Avioni i fundit për pasagjerë  u shit ishte në vitin 2017, një kompanie ajrore koreane. Pas kësaj avioni u përdor vetëm për transport, dhe jo shumë operatorë ishin të kënaqur me diçka të tillë.

Vetëm 30, avionë 747 janë porositur gjatë pesë viteve të fundit. Megjithatë, për shumë duket si fundi i një epoke. Kompania ajrore PanAm bëri rrugën e parë ajrore për herë të parë në 1970, midis aeroportit JFK në Nju Jork dhe Londrës Heathrow.

Por rregullat e rrepta të industrisë në atë kohë kishin kufizime se cilat linja ajrore duhet të ishin në shërbim. Gjithashtu u kontrolluan edhe çmimet e biletave.  Avionët e parë zakonisht mbanin 366 pasagjerë, në krahasim me rreth 200 të Boeing 707 në vitet 1960.

Kjo u dha operatorëve një shans më të mirë për të korrur fitime përballë këtyre kufizimeve. Por madhësia e tyre do të ishte gjithashtu një barrë. Kur kriza e naftës preku vendet në mesin e viteve 1970, bishat me katër motorë të gazit ishin një faktor kryesor në humbjet e linjave ajrore. Në vitin 1978 Amerika përjetoi një kaos në fushën e saj të aviacionit, më i madhi në botë.

Kjo i shtyu linjat ajrore të zhvillonin modelin “hub-and-spoke”(sistem i trafikut ajror në të cilin një aeroport kryesor shërben si pikë qendrore për koordinimin e fluturimeve për dhe nga aeroportet e tjera), kjo ndryshoi mënyrën si udhëtimet ajrore vendase ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Kjo i lejoi operatorët të shërbenin në më shumë aeroporte dhe me më pak avionë. Ky ishte një ndihmë për atë që në atë kohë ishte avioni më i madh i pasagjerëve në botë.

Për të siguruar vendin e tij në këtë sistem, në vitin 1988 Boeing lëshoi ​​në treg 747-400, i cili mund të fluturonte deri në 8,354 milje (13,450 km) pa ndalesë, rreth 650 milje më shumë se paraardhësi i tij, 747-300.

Zakonisht mbante 416 pasagjerë.

Në vitin 2007 Airbus, rivali i madh europian i firmës amerikane, lançoi A380. Ky gjigant dykatësh mbetet avioni më i madh i pasagjerëve i prodhuar ndonjëherë, me deri në 615 vende.

Por një linjë e re e avionëve, si Emirates dhe Katari, ndërtuan modelet e tyre të reja. Emirates operon me 118 A380 dhe jo 747. Kohët e fundit, pasagjerët janë joshur nga avionët e rinj me rreze të gjatë veprimi, super-efikas si A350 i Airbus dhe 777 i vet Boeing.

Këta transportojnë pothuajse po aq pasagjerë, por kanë vetëm dy motorë, duke e bërë më ekonomik dhe në distance të largëta. Jumbo nuk mundi t’i mbijetonte kësaj konkurence.

Një “mbretëreshë e sëmurë” ishte tashmë në shtratin e saj të vdekjes kur pandemia e vrau atë. Megjithatë, e ardhmja e avionëve të mëdhenj të pasagjerëve ka filluar të duket pak më e begatë se sa para fillimit të Covid-19.

Trafiku ajror është rikuperuar nga efektet e pandemisë. Por analistët mendojnë se, në epokën e Zoom-it,  turistët do të jenë ata që do të fillojnë udhëtimet më lehtë se sa biznesmenët.

Por turistët janë më të shqetësuar për çmimin sesa për kohën e nisjes. Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të rezervojnë pushimet shumë kohë më përpara.

Mbretëresha mund të ketë vdekur, por monarkia e saj është gjallë.

/albeu.com


Shtuar 10.12.2022 15:53