Drejtori jep detaje nga ngjarja me dy ish-ministrat në Burgun e Shutkës
Pas incidentit fizik në Burgun e Shutkës më 21 shkurt të këtij viti, drejtori i burgut Gjoko Kotevski edhe formalisht e ka dorëzuar dorëheqjen në Qeveri, pasi që diçka të tillë ia kërkoi kryeministri Zoran Zaev.

Përveç marrjes së përgjegjësisë nga aspekti profesional dhe moral, drejtori ka përgatitur raport për ndodhitë në burg më 21 shkurt në të cilin janë konstatuar lëshimet dhe shkeljet e protokollit për punë nga ana e shërbimeve për sigurim.

Si rezultat i lëshimeve është mundësuar që fillimisht të ketë incident verbal, ndërkaq më pas dhe fizik. Pas kësaj, nuk është ndaluar edhe incidenti i dytë verbal dhe fizik, edhe pse ka pasur mundësi për diçka të këtillë.

Përveç dorëheqjes së drejtorit, në pajtueshmëri me gjetjen e konstatuara në raport, janë ngritur procedura disiplinore për 11 personat e përfshirë të cilët i kanë shkelur protokollet për punë.

Raporti është dorëzuar deri te Drejtoria për Kryerjen e Sanksioneve, Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për veprim të mëtutjeshëm.

Përndryshe, dy ish të ministrat që akuzohen për organizim të sulmit të përgjakshëm të “27 Prillit”, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, të cilëve u është shqiptuar masa e paraburgimit 30-të ditor në Burgun e Shutkës, janë sulmuar fizikisht në burg më 21 shkurt të këtij viti.

Drejtori i burgutShutkës, Gjoko Kotevski, ka njoftuar se gjatë kohës së shëtitjes së rregullt, të Janakieskit dhe Ristovskit ka ardhur deri tek incidenti verbal mes personave S.R dhe Ll.K i cili më vonë ka kaluar në sulm fizik i cili menjëherë është ndërprerë nga shërbimet e burgut të Shkupit. Rreth orës 13:40 ka ardhur deri tek incidenti i dytë mes personave M.J. dhe E.K. i cili incident gjithashtu prej verbal ka kaluar në sulm fizik, shumë shpejtë është ndërpre nga shërbimet e burgut.
Shtuar më 26/02/2019, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori