Drejtori i "Makedonija Patit": Ministria nuk jep makina për pastrimin e borës
Drejtori i "Makedonija Patit", Gajur Kadriu ka hedhur poshtë poshtë akuzat e Ministrit të Transportit Mile Janakievski, se gjoja kjo ndërmarrje ka dështuar në pastrimin e rrugëve pas reshjeve të borës. Ain shprehet se edhe përkundër mjeteve të vjetruara për pastrimin e rrugëve, ekipet e kësaj ndërmarrje kanë dhënë maksimumin.

Nga "Makedonija Pat" madje dërguan edhe fotografi të makinave të dëmtuara, me të cilat punonjësit pastrojnë rrugët.

Duke hedhur poshtë akuzat e Janakievskit, Kadriu madje tha se disa herë deri tani ka kërkuar nga Ministria e Transportit dhe Qeveria mjete të reja, por asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.

"Neve kemi bërë shumë kërkesa për mekanizëm të ri, për një rikonstruim të ndërmarrjes por si duket nuk e panë të arsyeshme as Ministria e as kompetentët e tjerë që ti ndërrojmë makinat dhe mënyrën e punës. Nëse ka faj dikush atëherë faji mund të jetë i përgjithshëm e jo gishti të drejtohet vetëm me një anë. Derisa unë bëja kërkesa çdo muaj nga dy herë nëpër institucionet relevante, askush nuk më jepte përgjigje pozitive. Ka mbi 100 kërkesa që kam dërguar", tha Gajur Kadriu, citon Alsat-M.

Por Ministri i Transportit Mile Janakievski këmbëngul se fajtor për gjendjen e rrugëve është "Makedonija Pat", duke thënë madje se në të ardhmen nuk do të tolerojë gabime të tilla të cilat i ka bërë kjo ndërmarrje.

"Po bëhen përgatitjet e fundit për reshjet e nesërme. Unë gjatë ditës së nesërme do të dal në terren me qëllim që të shoh se si janë mobilizuar nga Makedonija Pat, që mos të kemi pengesa sikur herën e kaluar", është shprehur Mile Janakievski. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori