Rama “përvesh” mëngët dhe “i futet” brumit të picave (VIDEO)

Javët e Kulturës Ndërkombëtare 2022 kanë vijuar me vendin e radhës, Italinë.

Në kuadër të kësaj jave po organizohen aktivitete të larmishme jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Kryeministri Rama sëbashku me ministren e Kulturës Elva Margariti ishin në festivalin “Pizza Village”, festival që pas New York-ut ndalet këtë vit në Tiranë.

Rama u shpreh se ky është një aktivitët që duhet të kthehet në traditë dhe sipas kryeministrit, Italia është vendi kampion për aktivitetet e organizuara.

“Më vjen shumë mirë që jam këtu sëbashku me ministren, që ka ndjekur të gjithë procesin e organizimin të javëve ndërkombëtare të kulturës, me miqtë e Ambasadës Italiane që realisht kanë vënë të gjitha forcat për të përfshirë institucione, autoritete. Ky është një program që duam ta kthejmë në një traditë e në këtë herë të parë, Italia është kampione për numrin e aktiviteteve të organizuara. Ju them të gjithëve që të marrin kalendarin, ta shijojnë këtë javë të kulturës italiane ku sigurisht pica është një nga aktivitetet dhe një nga emblemat e kulturës italiane por ka muzikë, ka arte, ka balet, ka filma, ka evente mbi librin e spektakle që janë jashtë në natyrë, kështu që shpresoj që të gjithë të gjejnë pak kohë e të gjejnë arsye për ta ndjekur këtë javë të kulturës italiane ku janë të përmbledhura na një pako, në një buqetë, shumë nga ato që janë të pafundme që e karakterizojnë këtë kulturë”, u shpreh Kryeministri Rama./albeu.com/