Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Dramë në Tetovë, pronari i lokalit rreh këngëtaren nga Shkupi dhe burrin e saj
Dy këngëtare dhe bashkëshorti i njërës prej tyre janë sulmuar nga pronari i një lokali në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup, si dhe nga një i punësuar në lokal, pasi kanë kërkuar nga pronari të paguhen për paraqitjen.

Incidenti ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 4. rastin në polici e ka paraqitur 45 vjeçarja B.Z. nga Shkupi, bashkë me burrin e pakurorëzuar E.A. (38) nga Ferizaj dhe miken e saj H.S. (52) po ashtu nga Shkupi, përcjell Gazeta Lajm.

“Pasi që B.Z. dhe H.S. kanë përfunduar me këndimin në lokal, B.Z. ka kërkuar nga pronari që t’i paguajë për paraqitjen e tyre, mirëpo ai e ka kapur për flokë dhe eka tërhequr zvarrë. Ka ndërhy edhe H.S. me qëllim që t’i ndajë, e më pas edhe E.A.

Në atë moment pronari i objektit dhe i punësuari i janë vërsulur personit E.A. dhe kanë filluar ta godasin me shqelma dhe grushte, duke e rrëzuar për tokë.

Ata i kanë ndarë dy mysafirë që kanë qenë në lokal”, njoftoi policia e Tetovës.

Policia është duke punuar pwr zbardhjen e detajeve dhe në gjetjen e dy personave të akuzuar se kanë marrë pjesë në rastin e dhunshëm.
Shtuar më 05/09/2017, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori