Dramatike, vajza nga Tetova me pizhame hip në urë
Më 7 maj, rreth orës 04.50 minuta, personi A.L. 26 vjeç nga Tetova, ka alarmuar se në fshatin Raotincë –Tetovë, te ura e lumit Vardar, afër gardhit mbrojtës prej hekuri, ka vërejtur një femër e veshur me pizhama, e cila ka tentuar të kërcejë në lumë.

Në vendin e treguar, menjëherë janë dërguar zyrtarë të policisë, nga SPB Tetovë, të cilët së pari kanë informuar familjen e vajzës.

Më pas dy nga zyrtarët e policisë me kujdes i janë afruar 23 vjeçares M.B dhe e kanë kapur përpara se të kërcente në lumë.

Shtuar më 07/05/2018, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori