DR protestë për regjistrimin e popullsisë
Pëlqej
Demokracia e Re
Demokracia e Re do të zhvillojë më 14 nëntor një protestë kundër miratimit të Ligjit për regjistrimin e popullsisë. Kjo u bë e ditur sot nga kryetari i kësaj partie, Imer Selmani, i cili bëri të ditur se Këshilli qendror i DR-së ka vendosur unanimisht mbajtjen e protestës, e cila do të jetë para Parlamentit të Maqedonisë, në shenjë proteste kundër Ligjit për regjistrim dhe afatit të mbajtjes së këtij procesi të caktuar më 1 prill të vitit 2011.

“Pas shumë përpjekjeve dhe iniciativave, pas shumë propozimeve tona te pushteti i VMRO-së dhe BDI-së që të përmirësojnë gabimet e ligjit për regjistrim dhe pas asaj që ata nuk u vetëdijesuan dhe qëllimin e qartë të këtij ligji që e kane e ai është përjashtimi i 1/3 të popullatës shqiptare nga regjistrimi i ardhshëm në vitin 2011 dhe refuzimi i pakuptimtë i BDI-së për bashkëpunim që të bllokojmë këtë ligj diskriminues, kryesia e partisë dhe këshilli qendror vendosi që shqetësimin dhe mllefin tonë ta realizojmë nëpërmjet protestës së madhe masovike dhe gjithëpopullore”, deklaroi Selmani, i cili ftoi për masovizim të protestës edhe nga ana e shoqatave joqeveritare. (albeu.com)
Shtuar më 06/11/2010, ora 20:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori