DR: PDSH po shpif
Demokracia e Re
Demokracia e Re ka reaguar ashpër ndaj spekulimeve të publikuara kohëve të fundit në disa mediume të afërta me PDSH-në. PDSH është në gjendje të përdor të gjitha metodat më të ulta për të njollosur dhe dëmtuar Demokracinë e Re, kështu ka reaguar kjo e fundit përmes një deklarate me shkrim.

"Në shtojcë të këtij reagimi do të gjeni demante të Këshilltarit të DR-së në Komunën e Petrovecit, z. Elmi Qerimi dhe të Kryetarit të Këshillit Vendor të DR-së në f. Orllancë të Komunës së Haraçinës, z. Sejfulla Bekteshi.Njëkohësisht, informojmë opinionin publik se ish-Kryetari i Këshillit Komunal të DR-së në Strugë, z. Hyjnor Kica nuk është larguar nga DR-ja dhe vazhdon të kryejë funksionin e anëtarit të Kuvendit të Këshillit Komunal të DR-së në Strugë dhe këshilltarit në Komunën e Strugës nga rradhët e DR-së", thuhet në reagimin e DR-së. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2011, ora 15:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori