DR nesër shqyrton kodin zgjedhor
Demokracia e Re
Këshilli drejtues i Demokracisë së Re (DR) nesër do të shqyrtojë Kodin zgjedhor parapërgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kryesia partiake së bashku me këshillat komunale përveç shqyrtimit të Kodit zgjedhor do të ndërtojë edhe qëndrimet dhe propozimet partiake lidhur me zgjedhjet dhe parakushtet e shprehura të kësaj partie.


“Gjithashtu, në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe situata e krijuar me dështimin e Qeverisë në organizimin e procesit të regjistrimit dhe bojkoti i shqiptarëve ndaj konkursit për regjistrues. Në rend të ditës për shqyrtim dhe ndërtim të qëndrimeve do të jetë edhe okupimi i Kalasë së Shkupit nga ana e policisë dhe mostransparenca e Qeverisë VMRO-DPMNE dhe BDI rreth ndërtimit të kishës në Kala”, theksohet në komunikatën e DR-së, duke njoftuar se mbledhja mbahet në selinë e partisë në Tetovë.
Shtuar më 12/03/2011, ora 18:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori