DR kundër shkatërrimit të Xhamisë Burmali
Demokracia e Re
DR dënon ashpër vendimin e Qeverisë, që në vendin e Burmali Xhamisë në sheshin e Shkupit të ngritët objekti i ish-shtëpisë së oficerëve, të ndërtuar gjatë periudhës së mbretërisë serbe, gjegjësisht rindërtimin e Shtëpisë së Oficerëve në sheshin e QytetitShkupit, në vendin e bekuar, mbi themelet e xhamisë së Burmaliesë e cila me shekuj ka qenë pjesë e atij sheshi, shkruan Zhurnal.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve si dhe Komuna Qendër, biznesmenit grek Kondominas, i kanë dhënë lejen për ndërtimin e objektit të ashtuquajtur “Shtëpia e Qytetit

" Ju qeveritar që keni sjellë një vendim të tillë në një kohë, e cila është tepër e ndjeshme për raportet ndëretnike dhe ndërfetare në vend, përsëri merrni vendime të gabuara, lëndoni ndjenjat fetare të bashkëqytetarëve tuaj mysliman, duke çnderuar për herë të dytë besimtarët islam, duke dhënë leje për ndërtim të një Hoteli,(në vend ku dikur janë kryer ritualet fetare,lutje dhe përkushtim ndaj Krijuesit, në të ardhmen, mund gjithkush të logjikon se çfarë shërbime do të kryhen aty". /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2012, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori