DPHM paralajmëron se mund të përsëriten stuhitë në orët e mbrëmjes
Drejtoria për punë hidrometeorologjike, njofton se sonte në orët e mbrëmjes në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe stuhi.

Pritet që në vend për një kohë të shkurtë të ketë reshje prej 30 l/m2.

DPHM njofton se deri të mërkurën në orët e pasdites do të ketë reshje të shiut dhe stuhi me intensitet të ndryshueshëm, por proceset atmosferike do të jenë më të dobët, përcjell Telegrafi.

Stabilizimi i motit pritet prej të së enjtes, kur edhe do të fryjë erë e fortë veriore. /albeu.com/

Shtuar më 03/06/2017, ora 18:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori