Dosjet, Thaçi-Ahmeti nuk paraqiten në gjykatë
Liderët e dy partive shqiptare Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së, sot nuk janë paraqitur në gjykatën penale të Shkupit lidhur me rastin e dosjeve.

Kryetari i PDSH-së vitin e kaluar ka paditur në gjykatë kreun e BDI-së Ali Ahmeti, pas akuzave që Thaçi kishte lëshuar në opinion publik ku akuzonte krerët e BDI-së për lidhje me UDB-në serbe, raporton INA.


Kabineti i Ahmetit ka sqaruar gjykatën se nuk është paraqitur në procesin gjyqësor për shkak se nuk kishte pranuar me rregull ftesën e gjykatës.

Nga ana tjetër, Thaçi përmes avokatit të tij ka sqaruar se ai do të paraqitej menjëherë në gjykatë në rast se do të fillonte procesin.

Dosjet e lartëpërmendura të nxjerrura në tetor të vitit 2010 nxitën debate midis partive politike dhe opinionit, për shkak të përmbajtjes së tyre që ngarkonin ish-kreun e UÇK-së dhe BDI si bashkëpunëtorë të ish-shërbimit UDB.

Por, Komisioni për Lustrimit i hodhi poshtë si të paligjshme dhe të paverifikuara. Një muaj më vonë lidhur me këto dosje u arrestua ish-punonjësi i shërbimit sekret Hisen Musliu, me akuzën se ka falsifikuar dosjet e lartëmpërmendura. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2012, ora 18:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori