3067 raste të reja dhe 91 viktima në 24 orë në Greqi

Greqia vijon që të regjistrojë shifra të larta të infektuarish dhe viktimash nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit, në vend u regjistruan 3,067 raste pozitive si dhe 91 raste fatale.

Sipas raportimit të autoriteteve shëndetësore në vend, numri i të intubuarve është 824.

Numri total i të infektuarve në Greqi shkon në 311,033, prej të cilëve 51.3% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara në 7 ditët e fundit, 57 prej tyre janë të lidhura me udhëtime jashtë ndërsa 2,990 të tjera janë raste kontakti. Kurse, totali i viktimave në vend ka shkuar në 9,330, prej të cilave 95.5% kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, dhe /ose kanë qenë mbi 70 vjeç.

Mesatarisht, në shtatë ditë janë shtruar në spitale 514 pacientë mosha mesatare e të cilëve është 44-vjeç ndërsa mosha mesatare e atyre që kanë ndërruar jetë është 79 vjeç.


Shtuar 16.04.2021 16:53