Dosjet nga oborri i Lushit nuk kanë ekzistuar në shërbimet sekrete
Pëlqej
Ivan Babanovski, ish i punësuar në UDB thotë se, dosjet me pseudonimet “ Vujko”, “Ibar”, “Strelec” dhe “Mama” nuk kanë ekzistuar në shërbimet sekrete. “Këso pseudonime nuk ka. Nuk e kam të qartë se si këto dokumente kanë rënë në duart e disa individëve. Është joserioze edhe e palejueshme që çfarëdo qoftë dosje të shpërndahen rrugëve”, deklaroi Babanovski për A1.

Dosjet e lartpërmendura kohë më parë u dorëzuan në Komisionin për lustrim nga profesori Shpend Lushi, i cili tha se i ka gjetur në oborrin e shtëpisë së tij. Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë deklaruar se qëllimi i dosjeve që po paraqiten në opinion është diskreditimi i kryetarit të kësaj partie Ali Ahmeti.

Ndërkohë, dje Komisioni për lustrimin ka hedhur poshtë si të pavërteta dy dosjet me nofkat "Vujko" dhe "Mama", të cilat ngarkojnë dy zyrtarë të lartë të BDI-së.

Komisioni vlerësoi se dy dosjet e lartpërmendura të cilat kanë të bëjnë me emrat e deputetit të BDI-së, Fazli Veliu dhe ministrin e Pushtetit Lokal, Musa Xhaferi kanë rezultuar të pavërteta, për shkak të mungesës së dokumenteve origjinale, ndërsa dosja "Strelac" nuk është shqyrtuar, pasi që personi që përmendet në të nuk mban post zyrtar. Në procedurë komisioni po shqyrton edhe vërtetësinë e dosjes "Ibar", e cila ka të bëjë me emrin e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

"Komisioni pas pranimit dhe veprimit për dosjet e pranuar, të cilat u dorëzuan si fotokopje, dhe pas marrjes së njoftimit nga verifikimet e kryera për vërtetësinë e tyre, konstatoi se nuk ekzistojnë dokumentet origjinale të këtyre dosjeve të fotokopjuara. Në bazë të kësaj, materialet e fotokopjuara nuk mund të jenë relevante për Komisionin", theksoi kryetari i komisionit, Tome Axhiev.

Ai theksoi se në procedurë e sipër është vërtetësia e dosjes "Ibar", e cila siç nënvizoi ai nuk përgjigjet gjithashtu me origjinalin.

Katër dosjet që ndërlidhen drejtpërdrejt me emrat e krerëve të partisë shqiptare në pushtet BDI gjatë aktiviteteve të tyre në Lëvizjen kombëtare shqiptare në diasporë gjatë viteve të 80-90, në të cilët ata akuzohen si bashkëpunëtorë të ish-UDB-së, u dorëzuan nga persona fizik nga Tetova.
Shtuar më 02/11/2010, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori