Dosjet, Ivanovi kërkon ndihmë nga Beogradi
(UPDATE) Kryetari i Rëpubikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në takimin e sotëm me homologun e tij serb, Boris Tadiç kërkoi nga ai qasje deri në dosjet në arkivat e Beogradit, që Maqedonisë i nevojiten për zbatimin e procesit të lustracionit.

Kjo sipas tij do të realizohet në kuadër të procesitsukcesionit dhe përmes procedurave përkatëse.

"E kemi hapur çështjen, e cila për ne në Maqedoni është shumë aktuale, posaçërisht në pjesën e sukcesionit të arkivave të përbashkëta, që të mund institucionet tona adekuate të drejtohen në pajtim me parimet e sukcesionit deri te organet në Serbi, ku janë arkivat nga shteti i përbashkët. Ashtu do të mund t'i shfrytëzojnë si dokumente, të cilat janë të domosdoshme në disa procese aktuale në shtetin tonë", deklaroi Ivanov pas takimit të sotëm në Beograd. (ina)
Shtuar më 20/10/2010, ora 18:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori