Dosjet, Gjykata e Shkupit thërret Refet Elmazin
Pëlqej
Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Refet Elmazi është thirrur nga Gjykata e Shkupit për të dëshmuar rreth dosjes “falsifikatori”.
Sipas mediave në Maqedoni Elmazi duhet të paraqitet para gjykatësit hetues, e shumta deri ditën e martë. Ai është personi i dytë që ftohet nga gjykata, pas ish-punonjësit të UDB-së, Hysen Musliut, të cilit iu shqiptua masa e paraburgimit 8 ditor.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, Musliu ka pranuar se dosjet kundër funksionarëve të BDI-së, i janë dhënë nga krerët e PDSH-së. Gjatë bastisjes në shtëpinë e Musliut në Tetovë, policia ka gjetur dhe konfiskuar fletëpagesat në vlerë prej 4 500 eurosh, që ia ka paguar agjentit serb Bozhidar Spasiq.

Ndërkohë, pas marrjes në pyetje të Refet Elmazit, gjykata do të vendosë nëse edhe atij do t’i caktohet masa e paraburgimit.
Shtuar më 28/11/2010, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori