Dosjet e UDB-së do të hapen së shpejti
Pëlqej
Dosjet e ish-shërbimeve sekrete në ish-Jugosllavi për shtetasit e Maqedonisë, të cilat mbetën në Beograd pas prishjes së Jugosllavisë, do të jenë shumë shpejt në dorën e personave të Komisionit për Lustracion.

Kjo mundësi ofrohet, pasi që Maqedonia dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për shkëmbimin e informacioneve të dyanshme të kualifikuara, e nënshkruar në shkurt të këtij viti, raporton Dnevnik.

Maqedonia ka hapur disa herë çështjen e rishikimit të dosjeve të ish-shërbimeve sekrete të Jugosllavisë, por deri më tani nuk ka patur bazën juridike që Serbia të mund tia japë këto dokumente të kualifikuara.

Sipas marrëveshjes, mbrojtja e informacionevekualifikuara do të bëhet përmes organeve të sigurisë të të dyja vendeve. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori