Dosjet e "spiunëve" po vijnë nga Beogradi
Pëlqej
Informacionet e fundit flasin se nga kryqyteti i Serbisë, dikur qendra e ish-Jugosllavisë, Beogradi, do të vijnë 7 dosje të personave që kanë bashkëpunuar me UDB-në Jugosllave.

Gazeta "Slloboden Poçast" ka shkruar se i di emrat e personave të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete jugosllave, por se nuk do ti publikojë këto emra, për shkak se mund tiu prishë imazhin personave.

Në këtë gazetë thuhet se bëhet fjalë për 4 persona që kanë ndërruar tanimë jetë dhe 3 që janë akoma gjallë, por se nuk i publikon pa i nxjerrë zyrtarisht Komisioni për Lustrim.

Nuk dihet nëse ndër këta persona ka edhe shqiptarë, por se ka dyshime të forta për një gjë të tillë. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2014, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori