Dosja "Ibri" jo relevante
Pëlqej
DosjaIbri”nuk është relevante. Kështu kanë konstatuar Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, Agjencia e Zbulimit dhe Arkivi i Maqedonisë, lidhur me kërkesën e Komisionit për Lustrim për verifikimin e kësaj dosje.

Burime nga ky komision njoftojnë se përgjigja nga këto institucionet është e ngjashme sikurse edhe për dy dosjet tjera “Mama” dhe “Daja” Përgjigje për dosjenIbri” duhet të japë edhe shërbimi sekret ushtarak. Burime nga Komisioni për verifikimin e fakteve njoftojnë për Alsat M se javën e ardhshme komisioni do të diskutojë për dosjenIbri” pas informative të marra nga institucionet e sigurimit.

Ndërkohë nga BDI-ja ditë më parë paralajmëruan se grupi punues i këtij subjekti politik i formuar për çështjen e dosjeve është duke pritur vendimin e Komisionit për verifikimin e fakteve që të prononcohet lidhur me dosjenIbri” që më pastaj ky subjekt politik të fillojë procedurë gjyqësore ndaj siç thonë fabrikuesve të dosjeve të funksionarëve të tyre.

DosjaIbri” u publikua në të përditshmen, “Dnevnik” ndërkohë që tre dosjet tjera të funksionarëve të BDI-së muajin e kaluar në Komisionin për Lustrim i dorëzoi profesori nga Tetova Shpend Lushi.
Shtuar më 06/11/2010, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori