Dosja e përdjekjes së VMRO-së nuk është askund
Nga arkivi i shërbimeve sekrete është zhdukur dosja e përndjekjes së anëtarëve dhe themeluesve të VMRO-DPMNE-së. Dosja e quajtur "Themel", urdhëruar nga ish ministri i atëhershëm Ljubomir Fërçkovski nuk gjendet askund, në asnjë nga institucionet kompetetente.

Në vitin 2001 dosja me përafërsi një mijë faqe është paraqitur kur kjo parti kishte kërkuar nga shërbimet sekrete informacione nëse eksponentët e saj ishin përndjekur dhe përgjuar nga pushteti paraprak, shkruan Dnevnik.

Dosjen nuk e ka as Arkivi Shtetëror, tek i cili depozitohen të gjitha dokumentet e institucioneve dhe mendohet që të jetë zhdukur gjatë periudhës 2002-2006 kur udhëhiqte LSDM-ja. /albeu.com/

Shtuar më 26/06/2013, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori