Përpjekjet e Bashkimit Demokratik
Shqiptar që
shqiptarët të dalin të unifikuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit nuk kanë dhënë rezultat.
Në një deklaratë të BDSH-së thuhet se interesa individuale dhe të grupeve të caktuara mbizotërojnë mbi interesat e popullit
shqiptar.
“Të përçarë si asnjë herë më parë, zgjedhjet e 5 qershorit do të përqendrojnë vëmendjen në luftën
politike brenda
shqiptare që pas këtyre zgjedhjeve të dalim edhe më të përçarë si
shqiptarë. Pas përçarjes ekstreme të forcave
politike shqiptare në vend, ku
shqiptarët nuk janë bashkë as në dasma e as në varrime, strategjia
antishqiptare e Shkupit ka përcaktuar si mision përçarjen e emigracionit
shqiptar”, thuhet në kumtesë.
Duke qenë mirënjohës për kontributet e mëdha që kanë dhënë dhe që japin emigrantët
shqiptarë, BDSH-ja dënon politikën
antishqiptare që tenton të mbjell përçarje të reja ndërshqiptare dhe bën publik vendimin e vet se nuk do të bëhet pjesë e përçarjes së emigracionit
shqiptar mbi baza partiake dhe nuk do të nxjerrë asnjë kandidat për diasporë, shkruan zhurnal.
BDSH-ja kërkon nga të gjithë
shqiptarët e vetëdijshëm se përçarja e forcave
politike dhe shoqërore
shqiptare është strategji e qarqeve
antishqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2011,
ora 13:33