Kamioni përplaset me makinën në Fushë Prezë të Tiranës, shoferi dërgohet në spital

Një kamion është përplasur me një makinë pasditen e sotme në Fushë Prezë të Tiranës ku ka mbetur i lënduar drejtuesi i autoveturës.

Ky i fundit është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë grupi i policisë po punon për zbardhjen dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftim policie

Më datë 10.10.2022, në Fushë Prezë, një mjet tip kamion është përplasur me një autoveturë. Si pasojë drejtuesi i autoveturës është dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 10.10.2022 17:07