Donin të vrisnin Ziadin Selën, sot jepet vendimi për 7 të akuzuarit
Gjykata Penale vendos sot në lidhje me shtatë të akuzuarit për tentativë vrasje ndaj Ziadin Selës më datë 27 prill të vitit të shkuar, kur qindra huliganë u futën në Kuvend duke rrahur deputetët.

Në seancën e fundit, mbrotja kishte kërkuar pafajësi për t'a duke argumentuar se ata nuk kishin tentuar vrasjen e Selës.

Në një nga seancat e kaluara për këtë rast Stojan Pavleski u dënua me 3 vite burg, ndërsa Cejo Georgievski me një vit dhe dy muaj. Në këtë dënim të akuzuarve do t’u llogariten edhe koha që kanë kaluar në paraburgim.

Së pari në këtë rastakuzuar ishin disa persona, por Prokuroria para se të fillojë me fjalët përfundimtare tërhoqi akuzën kundër Sasho Senkov, për të cilin thanë se nuk kanë dëshmi të mjaftueshme.

Për tentim vrasjen e Selës, sipas aktakuzës së re të akuzuar janë Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, ALeksandar Janeveski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.
Shtuar më 05/07/2018, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori