E FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas të riun
Donika Klenja nga Dibra, studentja e dalluar në Universitetin e Bristolit

Donika Klenja nga Dibra, është studente e dalluar e Mjekësisë Qelizore dhe Molekulare në Universitetin Bristol në Angli.

Ajo studion sot në njërin prej universiteteve më të mira në Evropë, ndërsa për të arritur deri aty, Donika ka marrë një arsim të shkëlqyer në kolegjin "Jahja Kemal" në Strugë, ku është dalluar si nxënëse e shkëlqyer dhe më e mira e gjeneratës, duke marrë pjesë edhe në shumë gara dhe olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare, shkruan Albeu.com.

Viti i fundit ka qenë ndoshta viti i mirë por edhe më sfidues për Donikën pasi është vlerësuar nga universiteti ku ajo studion.

Donika Klenja është vlerësuar së fundmi nga akademikët britanikë të shkencës me një cmim shumë special "Alumni Academic Achievement Award".

Ky çmim i jepet studentit me arritjet më të larta ne secilin nga 6 fakulltetet te universitetit te Bristolit, i cili është i rankuar në top 50 universitetet e botës sipas QS World Ranking 2019.

E pyetur se si ka arritur deri tek këto suksese, Donika përgjigjet:

"Besoj se ajo qe dua te nxjerr ne pah eshte mesazhi se pa marre parasysh nga vjen, qellimet mund te arrihen nese ato jane te qarta dhe punon me perkushtimin me te madh. Gjithashtu, se fundmi jam zgjedhur si PASS (Peer Assisted Study Session) Leader prane universitetit te Bristolit ku ndihmoj dhe trajnoj studentet e vitit te pare te studiojne ne menyre sa me efektive me aktivitete dhe diskutime te organizuara", ka deklaruar ajo.

Pas një viti adaptimi të mbushur me shumë sfida të reja, Donika pret që këtë vit të përmbush disa aspirata të reja që i ka vënë vetes dhe më shumë të fokusohet në promovimin e vlerave shqiptare në mënyren e saj, duke u treguarmë e suksesshmja mes mijëra studentëve të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2019, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori