Shtyhen zgjedhjet për kryetarët e degëve, Berisha: Jemi të hapur për këdo që do të kandidojë

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një komunikim me gazetarët pasi hyri sot në selinë blu njoftoi se zgjedhjet për kryetarët e degëve do të shtyhen për më datë 20 prill.

Ai ndërkohë tha se është i lirë kushdo që të marrë pjesë në zgjedhje.

“Pas 6 marsit kam zhvilluar takime të përditshme me kryetare të degëve të PD në rrethe të ndryshme të vendit të cilët gjer më 6 mars nuk kanë mbështetur lëvizjen e nisur. Shpreh kënaqësinë dhe vlerësimin tim se në këto takime kam gjetur angazhimin  tyre të plotë për të kontribuar në procesin e bashkimit të PD. I siguroj ata se çdonjëri prej tyre ka besimin e plotë të Komisionit të Rithemelimit për të kandiduar për çdo post që dëshirojnë. Theksoj se statuti i 11 dhjetorit nuk ka kufizim për numrin e mandateve të kryetarëve të degëve. Disa prej tyre kanë shprehur që zgjedhja e kryetarëve të degëve të shtyhet nga data 3 deri në 20 prill. E diskutova dhe ramë dakord të hartohet një udhëzues për t’u shpërndarë. është një proces pozitiv, i cili duhet të është penguar në një shkallë dhe nga marrëdhënia me drejtuesin e PD, por tani Basha ka dhënë dorëheqjen. është krijuar logoja që në mënyrë të padrejtë nuk iu dha PD-së, tani këto faktorët nuk ekzistojnë më”, Berisha./albeu.com