Donald Trump heq vizat për Maqedoninë?!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv ku sipas të cilit shqiptarët e Maqedonisë do të udhëtojnë në SHBA me "visa-free travel", raporton USA Televizion.

Urdhëri i ri i ka ndryshuar politikat e vizës për Maqedoninë, i cili i lejon qytetarët e këtij shteti të qëndrojnë në SHBA për një periudhë prej 180 ditësh për qëllime biznesi dhe turizmi.

Për personat që dëshirojnë qëndrim më të gjatë se 180 ditë marrja e vizës do të jetë e nevojshme.

Natyrisht, që përfituesit do të jenë edhe shqiptarët e Maqedonisë, që do të udhëtojnë për në SHBA me visa-free travel, pasi Trump, thuhet se firmosi urdhërin eksekutiv, ku thotë se ky akt do të forcojë tregtinë mes Maqedonisë dhe Amerikës.

Por përveç kësaj, ka disa kushte, ku thuhet se qytetarët e Maqedonisë, që posedojnë dy nënshtetësi e kanë të ndaluar hyrjen në SHBA nëse kanë pasaportë nga Siria, Iraku, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni, 6 shtetet me shumicë të konsiderueshme muslimane. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2017, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori