Ronaldinho: Maldini është më i miri ndaj të cilit kam luajtur ndonjëherë, mbrojtësi më i kompletuar

Ronaldinho e quajti Paolo Maldinin mbrojtësin më të mirë ndaj të cilit kishte luajtur ndonjëherë.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Milanit iu kërkua të përmendte lojtarët më të fortë me të cilët dhe kundër të cilëve duhej të luante.

“Do të filloj me më të thjeshtat. Më i miri ndaj të cilit kam luajtur është Paolo Maldini . Ai ka qenë gjithmonë mbrojtësi më i kompletuar që kam parë ndonjëherë. Dhe unë pata fatin që luaja me të në të njëjtin ekip. Dhe sot jemi miq me të dhe kjo më kënaq edhe më shumë: jam mik i idhullit tim.

Sa i përket më të mirëve me të cilët kam luajtur, pyetja është komplekse. Kam pasur fatin të performoj me legjendat Romario, Ronaldo. Është e vështirë për mua të zgjedh një të tillë”, tha Ronaldinho. /albeu.com/


Shtuar 24.03.2022 18:13