Përgatitje për të luftuar Rusinë? Joe Biden pritet të kërkojë rritje drastike të buxhetit ushtarak

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden, pritet që të propozojë një rritje drastike të shpenzimeve ushtarake për vitin e ardhshëm.

Lajmin e bënë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat thanë se ai do të paraqesë ditën e sotme një propozim buxheti për vitin 2023, ku përfshihet edhe një rritje e shpenzimeve ushtarake.

Në dritën e konfliktit në Ukrainë presidenti amerikan do të kërkojë 813.3 miliardë dollarë, një rritje prej 31 miliardë (baraz me 4%).

Kështu shkruan Neë York Times. Sipas të njëjtës gazetë, Uashingtoni po përgatitet të luftojë Rusinë edhe në Arktik, me një prani ushtarake më agresive./albeu.com/