“Doing Business 2011”, Maqedonia e 38-ta
Pëlqej
Çarshia e Shkupit
Maqedonia është radhitur në vendin e 38 ndër 183 shtete të botës në raportin më të fundit të Bankës Botërore “Doing Business 2011">2011”. Në krahasim me vitin e kaluar, në raportin e këtij viti është shënuar rënie prej dy vendeve, mirëpo megjithatë pozita e tillë e rendit Maqedoninë ndër vendet më të mira të rajonit.

Pas Maqedonisë janë të radhitura Sllovenia në vendin 48, Bullgaria në vendin e 51, Turqia 65, Shqipëria në vendin e 82, Kroacia në vendin e 84, Serbia në vendin e 89, Greqia në vendin e 109 dhe Kosova në vendin e 119.
Raporti përgaditet në bazë të nëntë kategorive për vlerësim.

Maqedonia shënon përparime në kategoritë: Fillim i biznesit dhe pagesën e tatimeve, kategoritë për marrjen e lejeve për ndërtim si dhe mbrojtjen e investitorëve. Këtë vit më keq është vlerësuar në sferën e regjistrimit të pasurisë, marrjen e kredive, këmbimin tregtar ndërkufitar, zbatimin e kontratave dhe mbylljen e bizneseve.

Listën e “Doing Business 2011">2011” e udhëheqin Singapuri, Hong Kongu, Zelanda e Re, ndërsa në fund të listës janë Burundi, Çad dhe Republika e Afrikës Qendrore. (albeu.com)
Shtuar më 04/11/2010, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori