Do të shpallet Republika e Iliridës!?
Pëlqej
Në një njoftim publik është paralajmëruar shpallja e Pavarësisë së Republikës së Iliridës.

Ky njoftim, thotë ndër të tjera, se “vetëvendosja e popujve është e garantuar me kartën e Atlantikut, të nënshkruar në vitin 1941".

“Njoftojmë opinionin shqiptar dhe ate nderkombetar perfshire Qeverine e RKS dhe ate te Shqiperise dhe te gjitha ambasadat e vendeve mike ne IRJM KOSOVE DHE SHQIPERI qe se shpejti shqiptaret e ILIRIDES dhe Qeveria e tyre emergjente do te shpalle REPUBLIKEN E ILIRIDES NE EMER TE KONFEDERATES TE UNIONIT ILIRIDE MAQEDONI.

E drejta e popujve per vetëvendosje eshte e garantuar me karten e Atlantikut te vitit 1941

1. Lidhja e Kombeve

2.Karta e kombeve te bashkuara e vitit 1945

3.Deklarata Universale e OKB-së e vitit 1948

4.Rezoluta e E OKB-së NR.637.16.12.1952

5.Rezuluta e OKB-se nr .1514.14.12.1960

6.Rezoluta e OKB-se nr.1815.18.12.1963

7.Rezuluta e OKB-se nr.2105.20.12.1965

Pakti nderkombetar per te drejtat civile dhe politike i vitit 1966 .Pakti nderkombetar per te drejtat ekonomike sociale dhe kulturore 1966 dhe Rezuluta e OKB-së nr .2625.24.12.1970

Akti final i Helsinkut 1975.

Karta e Parisit 1990.Dokumenti i KOPENHAGENIT Qershor 1990.

KERKESA JONE ESHTE E BAZUAR NE NUMRIN E SHQIPETAREVE NE MAQEDONI QE PERBEN SE PAKU 40% TE POPULLATES TOTALE TE SHTETIT TE MAQEDONI. Per ceshtjen tone eshte njoftuar Kongresi i SHBA-se ,CIA ,Komiteti i HELSINKUT ne SHBA, senati i BELGJIKES,komiteti i Helsinkut ne HOLANDE dhe BBC.

Republika e Ilirides do te jete faktor stabiliteti ne Ballkan dhe ne EU, sepse nuk do cenoje apo prek kufijte e jashtem administrative por do te beje nje riorganizim konfederal ne mes dy republikave ILIRIDE - IRJM .

Republika e ILIRIDES do te jete nje Republike Demokratike dhe do garantoj te gjitha pakicat minoritare te cilat deshirojne te jetojne ne Republiken e ILIRIDES te drejta keto te garantuara nderkombetarisht.

Ne kuadrin e saj ILIRIDA do te kete nje force ushtarake te kufizuar dhe me armatim konvencional GRI,(Garda e Republikes se ILIRIDES)do ti pergjigjet situatave dhe sfidave kunder gjithe atyre qe cenojne rendin republikan te RI dhe qe kercenojne popullaten e REPUBLIKES SE ILIRIDES.

Njekohesisht GRI do te jete e gatshme qe ta mbroje territorin e REPUBLIKES SE ILIRIDES dhe institucionin e REPUBLIKES SE ILIRIDES qe nga momenti i shpalljes se REPUBLIKES”, thuhet ne njoftim, transmeton standardi.eu.

Deklarata është nënshkruar nga Hamdi Ndrecaj – Panteri, koordinator i GRI-së. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2014, ora 20:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori