Dëmtohen në Strugë tabelat udhëzuese në shqip
Disa tabela rrugore në gjuhën shqipe në dalje të Strugës në drejtim të Ohrit ende janë të shkarravitura.

Por, jo vetëm kaq, këto shenja janë shkatërruar plotësisht dhe me vite s’ka kush t’i ndërrojë. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë shtetërore, që në korrik të vitit 2015 kanë deklaruar se për tabelat e dëmtuara rrugore po ndërmerren aktivitete pastrimi, kurse ato që ishin shkatërruar plotësisht duhet të zëvendësohen me të reja. Por, gjendja në terren flet tërësisht të kundërtën, nga atëherë deri tani nuk është bërë asgjë.

“Absolutisht nuk janë në rregull dhe duhet të ndërrohen. Por, kultura jonë është në atë nivel. Me vite është kështu. Edhe në dalje të Dibrës, do ta gjeni të njëjtën.

“Këtë mentalitet e kemi, kulturën e kemi në nivel të ulët. Ne duam më mirë, por na duhet shumë kohë”.

“Kohët e fundit janë shkarravitur emërtimet në gjuhën shqipe në një pjesë të tabelave të rrugës në vetë qytetin e Strugës, të cilat vitin e kaluar i vendosi pushteti lokal”

Edhe zyrtarët lokalë e dënojnë shkatërrimin e tabelave, raporton Alsat.

Tabela të shkarravitur të vendbanimeve, veçanërisht në gjuhën shqipe ka edhe në vendbanime e tjera në Strugë. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2017, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori