Djali i Ministrit Çavkov me makinë mbi 100 mijë euro
Djali i Ministrit të Policisë së Maqedonisë, Mitko Çavkov, lëviz rrugëve me një makinë të tipit Mercedez që kushton mbi 100 mijë euro.

Mendohet se kjo është një makinë që mund të jetë bërë dhuratë nga babai i tij, i cili për momentin është ministër i MPB-së nga rradhët e VMRO-DPMNE-së.

Çavkov shumë shpejtë e tërhoqi vëmendjen kah vetja pas publikimit të pasurisë së familjes së tij, e cila është rritur dukshëm gjatë kohës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së ku ai gjithashtu bënë përparim më të madh në karrierën e tij politike. /albeu.com/

Shtuar më 15/06/2016, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori