Djali gjysëm-shqiptar i Fërçkovskit nis karrierën politike
Jon Ferckovski
Jon Fërçkovski është kryetari i ri i të rinjëve në LSDM dega Qendër-Shkup. “Grushti në shenjën e LSDM do të thotë luftë, unitet dhe fitore në zgjedhjet e ardhshme” – tha Jon Fërçkovski.

Jon është djali i njërit ndër intelektualeve më të formuar në Maqedoni Lubomir Fërçkovskit i lindur nga martesa e parë me gruan shqiptare nga Dibra, shkruan Shqipmedia.

Ndryshe gjatë tubimit të LSDM-së në Qendër delegatëve dhe të ftuarve u drejtua edhe udhëheqësi i LSDM-së Zoran Zaev.

“Kjo është koha e LSDM-së. Sondazhet na inkurajojnë. Qytetarët, sidomos të paanshmit, e pranojnë programën e LSDM-së e cila ofron zgjidhje për problemet në Maqedoni. Popullit i thotë mjaft ksaj Qeverie, krimit, prandaj edhe hspëtimin e gjejnë tek LSDM. Duhet ta tregojmë unitetin tonë, shanset për fitore në zgjedhjet e ardhshme janë të larta” – tha Zaev.
Shtuar më 15/02/2014, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori