Ditë e zezë për Maqedoninë e Veriut, 10 viktima dhe mbi 400 të infektuar nga koronavirusi
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.853 teste, ndërsa janë regjistruar 428 raste të reja me COVID-19.

Dhjetë persona humbën jetën, dy pacientë nga Shkupi (60 dhe 66), një nga Kumanova (64), dy pacientë nga Prilepi (57 dhe 87), dy nga Tetova (75 dhe 53), një nga Struga (55), një nga Strumica (83) dhe një pacient nga Kriva Pallanka (80).

Rastet e reja janë në: Shkup-200, Kumanovë-16, Dibër-2, Shtip-9, Prilep-29, Tetovë-30, Strugë-2, Veles-6, Manastir-14, Ohër-4, Kavadar-17, Gostivar-5, Gjevgjeli-15, Strumicë-11, Kriva Pallankë-1, Radovish-6, Koçan-12, Probishtip-1, Mekedonski Brod-2, Pehçevë-1, Berovë-5, Vallandovë-2, Vinic-3, Dellçevë-4, Kratov-2, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-11, Resnjë-10, Negotin-5.

Ndërkohë 128 pacientë kanë fituar betejën me koronavirusin.


Shtuar më 18/10/2020, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori