Dita e Pavarësisë, ja kush e fitoi çmimin “8 Shtatori”
Në Sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot u dorëzua çmimi shtetëror “8 Shtatori” për vepër jetësore dhe mirënjohje për realizime të larta në sferën e sportit.

Shahisti Ivan Koçovski është fitues i çmimit të sivjetmë shtetëror për vepër jetësore “8 Shtatori”, të cilën për të gjashtën herë me radhë e ndau Agjencia për të rinj dhe sport.

Mirënjohje për realizime në fushën e sportit fituan kitaristi, Petar Belistojanovski, notuesi Aleksandar Kocevski Xhajo, hendbollisti Risto Magdinçov dhe lundruesi i kaikes, Gjokica Nikollovski.

Çmimin Koçovskit sot ia ndau drejtoi i Agjencisë për të rinj dhe sport Darko Kaevski.

Ai tha se Agjencia do t’i mbështesë të gjithë sportistët e talentuar, por edhe punonjësit sportiv të cilët e afirmojnë Republikën e Maqedonisë pasi që vetëm të gjithë së bashku mund të hapërojmë të bashkuar dhe shtetin ta kthejmë në rrugët e vërteta evropiane.
Shtuar më 08/09/2017, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori